Zyrtare: AAK-ja do të bëjë fushatë vetëm pesë ditë

15 shtator 2021 | 13:16

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur që fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale 17 tetorit ta kufizojë vetëm në 5 ditë.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, duke shtuar se fushatën elektorale do ta zhvillojnë në përputhje me rekomandimet për parandalimin e Covid-19.

“Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë. Po ashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit. Të nderuar qytetarë, struktura e simpatizantë të AAK-së, do të përpiqemi që duke filluar nga nesër, të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 tetorit.  Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale.  Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shqipëri rezultati i dobët në zgjedhjet e 25 prillit,…