West Hami planifikon rikthimin e Januzajt në Angli
23 dhjetor 2021
| 17:27
Adnan Januzaj ka refuzuar rinovimin me Real Sociedadin, teksa nga një janari është i lirë të zgjedhë vetë të ardhmen.
Sipas medieve britanike, dëshira e ish-fantazistit të Manchester Unitedit është që të rikthehet në Premierë Ligë dhe ka pasur negociata paraprake me londinezët e West Hamit.
Interesim për 26-vjeçarin ka treguar edhe Barcelona, e cila po kalon nëpër një krizë financiare. Transferimi i Januzajt mund të realizohet në “Camp Nou” me parametra zero dhe, gjithashtu, ka aktualisht një pagë prej 1.8 milion eurosh në sezon, ndaj drejtuesit e Barcelonës mund ta joshin me një shifër jo më të lartë se 3 milionë eurot në vit.



