White zëvendëson Alexander – Arnoldin në ‘Euro 2020’

09 qershor 2021 | 12:44

Mbrojtësi i Brightonit, Ben White, është thirrur për ta zëvendësuar Trent Alexander-Arnoldin në ekipin kombëtar të Anglisë për Kampionatin Evropian 2020.

23-vjeçari debutoi për Anglinë në fitoren 1-0 kundër Austrisë në një ndeshje miqësore javën e kaluar, në të cilën mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Alexander-Arnold, e lëndoi kofshën.

White bëri 36 paraqitje për Brightonin në Premierligë sezonin e kaluar dhe i mposhti Jesse Lingardin dhe James Ward-Prowsen për vendin e fundit në ekipin e Anglisë për “Euro 2020”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 143-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Nga Sheradin Berisha…