Will Smith dhe Jada shihen së bashku për herë të parë që nga shuplaka famëkeqe në “Oscars”

15 gusht 2022 | 11:43

Will Smith dhe Jada Pinkett Smith, janë parë bashkë për herë të parë që kur aktori goditi Chris Rock në “Oscars 2022” për një shaka të bërë me gruan e tij.

Dyshja, të cilët dukej se ishin në gjendje të mirë shpirtërore, u fotografuan të shtunën në Malibu pranë pikës së famshme Nobu, duke ecur dorë për dore ndërsa Will përshëndeti shikuesit.

Fituesi i ‘Oscar’ mbante një kapele të zezë, këmishë polo dhe pantallona të ngjashme për daljen, duke e kompletuar pamjen me një palë Air Force One të bardha.

Jada nga ana tjetër u shfaq tërësisht në të zeza me një këmishë të përzier që e mbante të lidhur. Dukjen e kompletoi me aksesorë të ndryshëm dhe me një palë syze dielli.

Dalja e çiftit vjen disa javë pasi Will bëri faljen e fundit për shuplakën e Rockut gjatë ceremonisë së “Oscars”.

“Unë kontaktova me Chris dhe mesazhi që më është kthyer është se ai nuk është gati të flasë, por kur të jetë, ai do të kontaktojë”, tha Smith në videon e postuar në YouTube . “Unë do të të them, Chris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme dhe unë jam këtu sa herë që jeni gati për të folur”.

Jada kishte folur për këtë moment në “Red Table Talk” teksa tha që ‘të dy të kenë një mundësi për të folur, e për t’u pajtuar’.

Rock në tjetrën anë i është adresuar disa here kësaj çështjeje, por që akoma nuk ka dhënë fjalët konkrete.

Chris kishte thënë fjalët për Jada pasi nuk e dinte se vuante nga alopecia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa është duke i shijuar pushimet në Itali, Luana Vjollca…