Williams: Beogradi duhet të zgjedhë mes Perëndimit dhe Rusisë

10 prill 2024 | 12:43

Paul Williams, profesor i Universitetit Amerikan në Uashington dhe ekspert i së drejtës ndërkombëtare, beson se vendimi i Listës Serbe për të bojkotuar votimet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës, bie ndesh me interesat e qytetarëve serbë në Kosovë.

Prof. Williams vlerëson se procesi i normalizimit ka ngecur sepse Serbia refuzon faktin që Kosova është e pavarur dhe shkakton provokime dhe pengesa, përfshirë së fundmi përpjekjet për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Williams, thotë se amerikanët dhe evropianët duhet t’ia bëjnë të qartë Serbisë se duhet të zgjedhë mes Perëndimit dhe Rusisë.

25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s prof. Williams, i cili ishte këshilltar për delegacionin e Kosovës në Rambuje, në bisedën me kolegen Keida Kostreci, e cilëson Kosovën një histori të madhe suksesi, pasi me atë ndërhyrje u ndërprenë mizoritë dhe u shpëtua e ardhmja e saj, por edhe sepse SHBA mësoi vlerën e ndërhyrjes humanitare dhe mbrojtjes së aleatëve dhe miqve të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy njëzet e pesë vjeçarë kanë humbur jetën në një…