Wozniacki: Pas Australian Open do të tërhiqem nga sporti

13 dhjetor 2019 | 23:06

Tenistja daneze Caroline Wozniacki, ish-numri 1 në botë për femra (në tetor 2010), ka deklaruar se pas grand slamit të Australian Open do të tërhiqet përfundimisht nga sporti.

“Kam luajtur si profesioniste që kur isha 15 vjeçe dhe kjo periudhë ka përfaqësuar një kapitull të rëndësishëm të jetës time. Kam fituar 30 trofe, kam qenë numri 1 në botë për 71 javë, kam fituar Australian Open në vitin 2018 dhe kam marrë pjesë në tri Olimpiada. Pra, realizova gjithçka kisha ëndërruar”, ka thënë Caroline Wozniacki.

Tenistja 29-vjeçare daneze e konfirmoi largimin përmes një postimi në “Instagram” dhe lamtumira do të vijë në turneun e vetëm Slam që ka fituar në karrierë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se…