“Kosova është Shqipëri!”, djali i ish kandidates për presidente në SHBA reagon ndaj Vuçiq

21 mars 2024 | 20:03

“Kosova i përket Shqipërisë!”.

Kështu është shprehur djali i Nikki Haley, ish kandidate republikane për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Nalin Haley e ka bërë të ditur këtë qëndrim përmes një statusi në rrjetin social X, ish-platforma Twitter.

Reagimi i tij ka ardhur bashkëlidhur me videon e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në të cilën kërcënon Kosovën me luftë. Në mbishkrimin e videos thuhet se “24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë me Rusinë. Vuçiçi i Serbisë njofton se do të pushtojë Kosovën në një kohë të përshtatshme për të”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 25-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s,…