Gashi: Kurti dhe Sveçla palaço, e paimagjinueshme sjellja me Policinë

11 dhjetor 2023 | 21:22

Opinionisti Dardan Gashi, thotë se është e ‘paimagjinueshme sjellja e Kurtit dhe Sveçlës me policinë e Kosovës’.

Kështu tha Gashi në emisionit e debatit të televizionit Dukagjini, shkruan Periskopi:

“E paimagjinueshme cka janë tuj bë.

Sveçla, palaço, del kur ka naj sukses policia, del me kaçketë në veri, kur bëhet terror në veri ose brenda qysh ndodhi para do ditësh, e mshelë gojën deri të arrestohen.

Albin Kurti del thotë arrestime, banda, kurse me mendimin tem po them se kurrë nuk ka pasë vrasje ma shumë në Kosovë sesa dy vitet e fundit.

Domethënë këtu, majtas djathtas ndodhë dicka.

Absolutisht palaço, mburren me aksionet e policisë dhe nuk janë në gjendje me u marrë me të”, tha ai./Periskopi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i Kadri Veseli, Avni Bytyçi, ka njoftuar se ka…