Xavi: Garojmë për të fituar Ligën e Evropës

14 dhjetor 2021 | 10:52

Barcelona është eliminuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, kurse në Ligën e Evropës do të përballet me skuadrën e Napolit.

Trajneri Xavi Hernandez ka thënë se kundërshtari i Barcelonës është mjaftë i fortë, por se synim është të garohet për të fituar Ligën e Evropës.

“Napoli është i vështirë. Kemi pasur një short të pafavorshëm. Është një nga rivalët më të vështirë, është në nivelin e Ligës së Kampionëve. Është pothuajse një tjetër nderim për Maradonën, i cili luajti si në Barcelonë ashtu edhe në Napoli”, ka thënë Xavi.

“Ne po punojmë shumë për ta rikthyer Barcelonën në pozicionin më të mirë në futbollin evropian, që është të garojë në Ligën e Kampionëve. Ne jemi Barça, duhet të kthehemi sa më shpejt. Ne duhet të garojmë për të fituar Ligën e Evropës”, ka deklaruar Xavi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Hetimi për tragjedinë e autostradës së Strumës, ku humbën jetën…