Xavi: Jam i shqetësuar, por duhet të përmirësohemi

14 dhjetor 2023 | 12:54

Barcelona po kalon nëpër një krizë rezultatesh, derisa kjo krizë e ka prekur edhe në Ligën e Kampionëve ku pësuan humbje nga Antwerp (3-2).

Trajneri Xavi Hernandez e ka pranuar se është i shqetësuar me momentin për të cilin po kalon skuadra e tij, pasi kjo nuk është ajo që pritet nga Barcelona.

“Jam i shqetësuar dhe kjo është normale. Jemi në një moment jo pozitiv, vijmë nga dy humbje radhazi. Duhet të jemi kritikë ndaj vetes. Duhet të përmirësohemi. Të gjithë duhet ta kuptojmë se kjo nuk është ajo çfarë pritet nga Barcelona”, u shpreh Xavi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 5-vjetorin…