Haradinaj: Kosovë, urime 5-vjetorin e ushtrisë!

14 dhjetor 2023 | 12:53

Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 5-vjetorin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se “Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë, si anëtare e NATO-s, që është edhe objektiv i yni madhor”.

14 Dhjetori i 2018-së ishte ditë historike për vendin, ditë kur Kosova krijoi ushtrinë e vet, për t’u rreshtuar në krah me ushtritë e paqes, në krye me ShBA dhe NATO.  Sot, në përvjetorin e 5-të të krijimit të saj, Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë, si anëtare e NATO-s, që është edhe objektiv i yni madhor. Në këtë përvjetor, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra, ditën kur u formua Ushtria Mirënjohës përjetë ShBA-ve dhe sekretarit Mattis!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Kujtojmë se transformimi i FSK-së në ushtri ka ndodhur në kohën kur Ramush Haradinaj ka qenë kryeministër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 25-vjetorin e rastit “Panda” është vendosur pllaka shënjuese për…