Xavi për fitoren ndaj Valencias: Lojtarët e merituan atë

30 tetor 2022 | 16:24

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për fitoren në Valencia.

Barcelona mbrëmë mori një fitore (1:0) në minutat e fundit, por tejet të rëndësishme për vazhdimësinë e sezonit.

Të përzgjedhurit e Xavit gjatë gjithë takimit kërkonin golin e fitores, por atë e arritën në kohën shtesë me yllin e skuadrës, Robert Lewandowski.

Pas ndeshjes është vetë Xavi që tregoi që kanë luajtur pak nën efektin e Ligës së Kampionëve (pasi janë eliminuar), por që në fund e merituan këtë fitore.

“Luajtëm me pak ankth. Na ka prekur pak çështja e Ligës së Kampionëve. Luajtëm mirë, dominuam. Jam i lumtur për fitoren, lojtarët e meritojnë atë”, u shpreh trajneri.

Rikujtomë që Barcelona do vazhdojë në Europa Ligë, pas dështimit në Ligën e Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve…