Xhaka: Kemi potencial për të fituar Kampionatin Evropian

28 maj 2021 | 11:20

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka beson se Zvicra mund të dalë fituese e Kampionatit Evropian “EURO 2020”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Lihtenshtajni janë dy kundërshtarët me të cilët Helvetikët do të luajnë përpara fillimit të “Euro 2020”.

Gjatë një interviste për “Blick”, Xhaka tha se do t’i bëjë gati valixhet për 1 muaj të tërë, duke synuar kështu finalen e  Kampionatit Evropian. Më 18 tetor 2009, Xhaka për “Blick” para Kampionatit Evropian U17 kishte deklaruar: “Unë do të paketoj valixhet për një muaj. Unë dua të jem kampion bote! Ne kemi luajtur së bashku në këtë formacion për vite me radhë. Nga pikëpamja kolektive, ne sigurisht që jemi më të fortët”.

Një muaj më vonë, U17 u shpallën kampion të botës dhe kësisoj arritën qëllimin që Xhaka kishte vendosur.

Dhe tani, dymbëdhjetë vjet më vonë, Xhaka sërish foli për “Blick”: “Unë hyj në çdo lojë dhe çdo turne me këtë qëndrim. Nëse nuk vendosni qëllime të larta, nuk mund të arrini asgjë. Ne kemi potencial për të bërë histori dhe e kemi treguar atë shumë herë. Dhe patjetër që do të paketoj gjëra të mjaftueshme që do të zgjasin deri në finale”.

Në fazën e grupeve në Euro 2020, Zvicra do të luajë kundër Uellsit (12 qershor), Italisë (16 qershor) dhe Turqisë (20 qershor).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik Boris Johnson ka reaguar pas akuzave të ngritura…