Xhaka: Kurrë nuk e kam besuar se tifozët do të më këndojnë përsëri  

20 shtator 2022 | 16:45

Granit Xhaka ishte plot krenari kur mbajti sërish shiritin e kapitenit në fitoren e Arsenalit ndaj Brentfordit të dielën. 29-vjeçarit iu besua shiriti i kapitenit në mungesë të kapitenit të lënduar Martin Odegaard dhe ai udhëhoqi skuadrën në mënyrë shembullore me një paraqitje dominuese, duke i kthyer “topçinjtë” në krye të renditjes.

“Kurrë, kurrë nuk e kisha menduar se kjo do të ndodhte. Të jesh përballë tyre [tifozëve udhëtues] ishte shumë emocionuese. Absolutisht, pas asaj që ndodhi tri vjet më parë? Të jesh në krye këtij ekipi do të thotë shumë për mua”, ka thënë Xhaka pasi dëgjoi emrin e tij të këndohej pas ndeshjes nga tifozët. Triumfi i fundit i Arsenalit ndaj Brendfordit bëri që të shkojnë në gjashtë fitore në shtatë ndeshje në kampionat, duke i futur në mesin e skuadrave që e duan titullin.

“Nëse jam i sinqertë, duhet të kënaqemi aty ku jemi. Unë mendoj se ne gjithmonë prodhojmë një lojë të mirë kundër Tottenhamit. Do të jetë një lojë ndryshe sepse është derbi. Ju nuk mund ta krahasoni derbin me një lojë normale”, ka shtuar Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit…