Xhaka merr numrin e zemrës tek Arsenali

21 maj 2018 | 23:02

Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit, ka marrë fanellën me numrin 34 te skuadra londineze.

Ky është numri i preferuar i futbollistit, që deri tash bartte fanellën me numër 29.

Ai këtë numër e ka bartur edhe te Baseli e te Monchengladbachu, ndërsa e ka edhe tatuazh.

“Do të bart një numër të ri sezonin e ardhshëm. 34-shi është special për mua dhe për Taulant Xhakën, andaj jam shumë krenar që e kam”, ka shkruar ai në një njoftim në Instagram.

Në videon e postuar shihet tatuazhi i Xhakës, ndërsa shkruan se “numri 34 ka rëndësi të jashtëzakonshme për mua. Ishte numri im i parë si profesionist dhe gjithmonë më ka sjellë fat. Madje e kam edhe në tatuazh në shpinë dhe në krah! Vëllai im e bart fanellën me numrin 34 po ashtu dhe kur e lash Baselin ai e mori menjëherë numrin, andaj është i rëndësie të madhe në familjen tonë”.

Arsenali po ashtu ka njoftuar se edhe Petr Cech do të ndryshojë numrin në fanellë, duke kaluar nga 33 në 1, Elneny nga 35 në 4 dhe Hector Bellerin nga 24 në 2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka thënë se Shtetet e…