Xhaka mohon mosmarrëveshjet me Shaqirin 

05 shtator 2019 | 15:12

Granit Xhaka ka hedhur poshtë thashethemet e medieve zvicerane se bashkatdhetari i tij, Xherdan Shaqiri e ka braktisur Zvicrën shkaku i pakënaqësisë për shiritin e kapitenit.

“Unë mund vetëm të flas për atë sesa i rëndësishëm është ai (Xherdani) për këtë ekip. Ai është lojtar i madh, me cilësi të mëdha. Ai mund të na ndihmojë në çdo ndeshje dhe ne jemi shumë të mërzitur që ai nuk është këtu me ne”, ka thënë Xhaka.

“Ne kemi edhe futbollistë të tjerë, të cilët janë cilësorë, po ashtu. Nuk dua të flas për atë se çfarë ka ndodhur, sepse nuk i di arsyet e sakta, ama e di që për këto ndeshje e kemi humbur një lojtar të madh”, ka shtuar Xhaka.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe ish-ministri i…