Xhaka: Mund të rikthehem në Monchengladbach

24 nëntor 2021 | 16:20

Mesfushori shqiptar i skuadrës së Arsenalit, Granit Xhaka ka pranuar se në të ardhmen mund të rikthehet te Borussia Monchengladbach.

29-vjeçari ishte pjesë e Bundesligës për katër vite, duke zhvilluar 140 paraqitje për Monchengladbachun para se të kalojë te skuadra londineze.

Mesfushori që përfaqëson Kombetarën e Zvicrës nënshkroi kontratë të re me Arsenalin deri në vitin 2024, por mund të riktheet në klubin gjerman pasi t’i përfundoj kontrata.

“Asnjëherë nuk kalova nga Borussia te Arsenal për para. Ishte ëndrra ime të luajë në Angli”, ka thënë Xhaka. “Kam vazhduar kontratën, që kam edhe dy vite e gjysmë. Pastaj do jem 32 vjeç dhe nëse Max Eberl (drejtori sportiv i Monchengladbach) dëshiron të më rikthejë atëherë, dera ime është e hapur”, ka shtuar Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP - Duket se këngëtarja e njohur, Fifi, ka…