Xhaka: Nder i madh për të qenë kapiten i Arsenalit

29 prill 2018 | 22:08

Mesfushorit me prejardhje shqiptare Granit Xhaka,  ka folur pas ndeshjes ndaj Manchester Unitedin, ku ishte kapiten i Arsenalit.

Arsenali ka humbur në udhëtim te Manchester Unitedi me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Ligës Premier. Por, ajo çfarë ra në sy ishte shiriti i kapitenit, i cili kësaj radhe i takonte mesfushorit me prejardhje shqiptare, Xhakës.

Ky vendim i trajnerit Arsene Wenger e ka lumturuar Xhakën, i cili ka shkruar në profilin e tij privat në rrjetet sociale, duke thënë se është nder i madh.

“Një nder i madh për mua të jem kapitenin në këtë ekip të mrekullueshëm”. Kjo me të vërtetë do të thotë shumë për mua!!!. I zhgënjyer me këtë rezultat, por faleminderit për mbështetjen tuaj Topçinj”, ka shkruar Xhaka në profilin e vet në “Facebook”.

Xhaka asistoi tek goli i Arsenalit, i cili u shënua nga armeni Henrikh Mkhitaryan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri spanjoll  Pep Guardiola,  ka thënë se lejimi i Joe…