Xhaka nominohet për çmimin “Lojtari i Muajit” në Premier Ligë

03 nëntor 2022 | 14:15

Granit Xhaka është nominuar për çmimin “Lojtari i Muajit” në Premier Ligë. Futbollisti me prejardhje nga Kosova ka pasur paraqitje të mira në muajin tetor ku shënoi ndaj Tottenham Hotspur dhe më pas edhe kundër Southamptonit.

Xhaka e sheh veten në konkurrencë me treshen e Newcastle United, Miguel Almiron, Bruno Gumaraes e Kieran Trippier, me yjet e Manchester Cityt, Erling Haaland e Kevn de Bruyne, portierin e Chelseat, Kepa Arrizabalaga dhe me Leandro Trossard nga Brighton & Hove Albion.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i…