Xhaka, pas kualifikimit: Dëshirë e madhe, fitore e madhe

26 shkurt 2021 | 14:53

Skuadra e Arsenalit është kualifikuar në rrethin tjetër të Ligës së Evropës. “Topçinjtë” siguruan kualifikimin për në raundin e 1/8 së finales, pasi mposhtën Benficën me rezultat 3-2 (1-1).

Pas ndeshjes ka reaguar lojtari me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka.

“Po pra, për këtë jam duke folur. Zemër e madhe, dëshirë e madhe, fitore e madhe”, ka shkruar Xhaka, i cili në këtë takim luajti 90 minuta dhe bëri një paraqitje fantastike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar të…