Xhaka: Rikthehem më të fortë

09 dhjetor 2022 | 15:19

Mesfushori shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës, Granit Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale disa ditë pas eliminimit nga Kupa e Botës “Katar 2022”.

Zvicra u eliminua në fazën e 1/8-tës pasi u mposhten nga Portugalia me rezultat të thellë 6-1. Kapiteni i Zvicrës ka falënderuar të gjithë për mbështetjen teksa shton se do të rikthehen edhe më të fortë.

“Ndonjëherë futbolli dhemb. Vërtetë për të ardhur keq që Kupa jonë e Botës përfundoi ashtu siç përfundoi. Por dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë turneut – kjo do të thotë vërtet shumë për ne. Do të japim gjithçka për t’u rikthyer më të fortë”, ka shkruar Xhaka në “Instagram”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas themelimit të…