Xhaka takohet me kandidatin për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza

01 maj 2024 | 12:47

Kryetari i degës së PDK-së për Zvicër, Ragip Xhaka, së bashku me Sekretarin e Degës, Shaip Kadriaj të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre sot kanë takuar kandidatin për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamzën. Ata kanë biseduar për zhvillimet politike në vend dhe për përgatitjet për zgjedhje. Xhaka e ka njoftuar Hamzën për angazhimin e diasporës për zgjedhjet e ardhme dhe vendosmërinë e tyre për ndryshime politike në Kosovë, dhe si dhe për nevojën e fitores së PDK-së, dhe të Bedri Hamzës për ta qeverisur vendin.

Kandidati për kryeministër Bedri Hamza u ftua nga Xhaka që të vizitojë Zvicrën dhe të takojë mërgatën shqiptare, me çka edhe zoti Hamza e ka konfirmuar që së shpejti do të jetë mysafir i tyre në Zvicër për t’i dëgjuar hallet dhe brengat e mërgatës dhe që brenda mandatin qeverisës të kryesuar nga ai t’i zgjidhë shumë nga to.

Xhaka e ka quajtur kryetarin aktual të Mitrovicës e kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën si njeri të drejtë, punëtor e të dëshmur. “Me Bedriun kryeministër, Kosova është e sigurtë”, ka shkruar Ragip Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra protestues kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga…