Xhavit Haliti e pyet Bislimin “a ke pirë kafe ndonjëherë me Petkoviqin”

23 maj 2022 | 17:27

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do të donte një kryenegociator më të moshuar dhe më me eksperiencë nga pala serbe në dialog. Ai ka thënë se nuk ka pirë kurrë kafe me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

Bislimi për këtë  është pyetur në Komisionin për Punë të Jashtme nga deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

“Ajo që do të më interesonte mua dhe ndoshta të gjithëve. Në takimet që i zhvilloni, a bisedoni ndonjëherë delegacionet kështu shlirë apo vetëm përmes atij, z. Lajçakut, apo uleni edhe në tavolinë me pi kafe dhe me u mundu me e bindë njëri-tjetrin për këto çështje për të cilat keni biseduar”, e ka pyetur Haliti.

Bislimi ka përmendur disa takime të cilat sipas tij kanë qenë “pakëz të tensionuara”.

“Nuk kemi pasur kurrë asnjë kafe të përbashkët apo si thatë ju me biseduar haptas me palën serbe për arsye se numri i takimeve ka qenë i vogël dhe kanë qenë pakëz të tensionuara. Por, edhe mendoj që ekziston një arsye për këtë. Z. Petkoviq nuk është i pajisur me kompetencë për me marrë vendime, dhe rrjedhimisht është problem me të me diskutuar për arsye se ai vetëm i regjistron ato dhe pastaj konsultohet me Beogradin. Nuk ka autorizim për të negociuar dhe arritur marrëveshje”, ka thënë ai.

Bislimi ka thënë se ky është “obstruksion i vetë procesit”. Ai ka përmendur moshën e Petkoviqit si një arsye për mossuksesin e dialogut.

“Mendoj që me pas qenë dikush që është pak më në moshë dhe më me eksperiencë, ndoshta edhe procesi kish me qenë më konstruktiv dhe më produktiv”, ka thënë Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain organizoi një konferencë për shtyp të hënën pasdite…