Xhavit Haliti gjen në arkivin e tij letërnjoftimin e Abesë

13 gusht 2019 | 23:01

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka përkujtuar në 21-vjetorin e rënies heroike Bekim Berishën- Abenë, Bedri Shalën, Elton Zherkën dhe Permet Vulën.

Ai ka treguar se duke shfletuar materiale të ndryshme nga lufta e UÇK-së, ka hasur në letërnjoftimin që Abeja ia kishte lënë në Tiranë kur mori rrugën për në Kosovë.

Postimi i plotë i Halitit:

Të shtunën që iku, Bekim Berisha- Abeja, Bedri Shala, Elton Zerka dhe Permet Vula e kishin 21 vjetorin e rënies heroike në përballje me forcat serbe në Junik.

Mbrëmë, duke shfletuar materiale të ndryshme nga lufta e UÇK-së, hasa në letërnjoftimin që Abeja, njëri nga djemtë më të veçantë të Kosovës, luftëtar dhe strateg nga më të dalluarit në radhët e UÇK-së, ma la në Tiranë dhe u nis për në Kosovë, për t’i dhënë një hov të ri luftës sonë çlirimtare.

Të rrallë janë njerëzit, përkatësisht luftëtarët e lirisë, si Bekim Berisha- Abeja, që kam pasur rastin t‘i takoj. XHH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se…