Xhavit Haliti përmend disa arsye të forta se pse duhet votuar PDK-në më 14 shkurt

12 shkurt 2021 | 22:12

Një nga politikanët më të fuqishëm dhe më të matur në skenën politike në Kosovë, Xhavit Haliti, iu ka bërë thirrje qytetarëve që me 14 shkurt të votojnë për PDK-në.

Haliti i cili është kandidat për deputet me numrin 7, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ashtu si PDK-ja, #Rimëkëmbja është projekti më serioz, si për qytetarët ashtu dhe për shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë, votues të PDK-së

Përgjatë 10-të ditësh kemi komunikuar së bashku, diskutuar e bashkëbiseduar për projektin e #Rimëkëmbjes së shtetit të Kosovës.
Ju faleminderit nga zemra për kohën tuaj të çmuar, interesimin dhe besimin e shprehur ndaj PDK-së dhe kandidaturës sime për deputet.
Duke qenë të bindur se ashtu si PDK-ja, #Rimëkëmbja është projekti më serioz, si për ju ashtu dhe për shtetin tonë, ju ftoj që të dilni qetësisht dhe me maturi të votoni më 14 shkurt.

Na priftë e mbara!

Me respekt,
i juaj, Xhavit Haliti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për deputet, profesor Shkelqim Millaku, në përfundim…