Xhavit Haliti shpall kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Pejë

19 maj 2019 | 19:59

Xhavit Haliti ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Degës së PDK-së në Pejë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se vullneti, angazhimi dhe puna e a anëtarëve të kësaj partie, paraqesin motiv shtesë për të që delegatëve të PDK-së t’ua kërkon besimin që ta drejtojë këtë degë edhe për katër vite të tjera.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur anëtarë, votues dhe simpatizantë të PDK-së në Pejë,
Pas shumë kërkesave, sugjerimeve të vazhdueshme dhe bisedave të sinqerta me ju, sot edhe zyrtarisht e kam shpallur kandidaturën time për kryetar të Degës së PDK-së në Pejë.

Vullneti, angazhimi dhe puna e juaj serioze për të mirën e PDK-së, paraqesin motiv shtesë për mua që delegatëve t’ju kërkoj besimin që ta drejtoj këtë degë edhe për katër vite të tjera.

Unë besoj fuqishëm se pas një pune të madhe të përbashkët në terren, që kemi bërë këto ditë, ku për herë të parë janë themeluar mbi 50 nëndegë, PDK-ja në Pejë do të jetë më unike, më e besuar, si dhe më e votuar se sa ndonjëherë më parë nga qytetarët.

Zotohem se me gërshetimin e gjeneratave, përkatësisht përvojës së veprimtarëve të hershëm dhe ideve inovative të veprimtarëve të rinj, PDK-ja në Pejë do të jetë kryefjala e Dekadës së re në Kosovë.

Ju faleminderit nga zemra për angazhimin, mbështetjen dhe rrugëtimin tonë të përbashkët edhe në të ardhmen!
I juaj,
Xhavit Haliti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në katër komunat veriore të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut,…