Xhavit Haliti: Sylë Zhitia ishte një nga djemtë më të devotshëm të Kosovës

17 maj 2020 | 09:48

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka ngushëlluar familjen Zhitia për humbjen e anëtarit të tyre, veprimtarit Sylë Zhitia, i cili ndërroi jetë nga një sulm kardiak.

“Ky është lajmi që më la pa frymë këtë mëngjes! Syla, jo vetëm që ishte i vëllai i Heroit Afrim Zhitia, por ishte dhe bashkëveprimtar i tij dhe imi”, ka shkruar Haltiti në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Ishte një nga djemtë më të devotshëm të Kosovës. Kontribues i pa ndalshëm dhe i gatshëm për të qenë çdo kohë në shërbim të çlirimit, lirisë, pavarësisë dhe shtetit të Kosovës! Ngushëllimet e mia të zemrës prindërve, familjes dhe bashkëveprimtarëve! Prehu në paqe, miku im Sylë!”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/xhavithalitii/photos/a.776954515699597/3250540571674300/?type=3&eid=ARC3VefcCoJkDOhSg7a8jO9jr4iwwXYm5GTMkk9Ok6AYLF6v5DKE939ewIAnAH-dLsGWJhIwFB6f9nAL&__xts__%5B0%5D=68.ARCpIY_86VBBIPQSu0UoMsGzm5RzHdw0BrV0taEoMurtmLtjx9GrxOBSkqdIB-gJgTAMB5_MafJu6Qkb06O1Qa49CSf8094_bBUCrilMboN07FudTX2w2ZgaOUlRd5t41HGRc-zHKO38aQxih-64CnPSY5qgDGUL5Kt_dNtt9jt69MXwPYjToobHhZ1DFxkA2mFdJIHLLbGW4jiiMyMgQ0b8JRaPH6mGkAIjFLwwtBGPrdCNwPMAjK_Kz0zPuH8fxwvbrYnc4FDJMTFLuGlf6ODxl5F4gFbiTo2NOM8aB3u2zijQZzfeGvU9SbsOxw93NPf8ByKoAR_thAcyNpUKteSrwQ&__tn__=EEHH-R

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova nesër, më 18 maj, do ta nisë fazën e…