Xherdan Shaqiri: Kombëtares së Kosovës i nevojitet ambient dhe stadium më i mirë

18 nëntor 2023 | 23:35

Sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri vlerëson se Kombëtares së Kosovës i nevojitet një ambient dhe stadium më i mirë.

Kështu ka thënë ai në një prononcim pas ndeshjes Zvicër-Kosovë e cila përfundoi me rezultat 1:1.

“Respekt për djemtë se e kanë bërë një lojë të mirë dhe e dhënë maksimumin. E morën një barazim, ky është fillimi për një të ardhme shumë të mirë. E kanë një ardhje shumë të mirë”, ka thënë Shaqiri.

“Duhet një ambient shumë i mirë që është me rëndësi. Mund të arrijnë shumë. Edhe stadiumin duhet me ndreq mirë sepse fusha nuk është e mirë me pa Kosovën që po luajnë në këtë fushë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Kosova ka potencial shumë të madh dhe se beson që një ditë ajo do të arrije të kualifikohet.

“Jam shumë i lumtur që Shqipëria prapë u kualifikua. Jam shumë i lumtur që ka edhe shumë kosovarë që luajnë për Shqipërinë”, ka thënë në fund Xherdan Shaqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllau i ish presidentit Thaçi, Blerim Thaçi ka konfirmuar për…