Xherdan  Shaqiri në formacionin e javës në MLS

14 korrik 2023 | 16:38

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në xhiron e 25-të të Ligës MLS të ShBA-së.

Shaqiri ishte protagonisti kryesor i skuadrës së tij, Chicago Fire, në fitoren e tyre të thellë prej 3:0 ndaj Montrealit.

Futbollisti realizoi një super gol, por kjo nuk ishte e tëra nga ai, pasi edhe asistoi. Fillimisht, Chicagon në avantazh e kaloi Gutierrez në minutën e nëntë.

E më pas, erdhi në pah performanca e Xherdanit. Në minutën e 11-të, ai asistoi në golin e dytë të ekipit të tij, të cilin e realizoi Selassie. E minuta e 33-të ishte e gjitha për Xherdan Shaqirin, i cili realizoi një super gol për 3:0.

Tre minuta më vonë, Montreali kishte mundësi ta zvogëlonte rezultatin por dështuan nga pika e bardh. Në 17 paraqitjet e këtij edicioni me Chicagon, Shaqiri ka realizuar tre gola, e ka bërë dy asistime. E skuadra e tij, gjendet në pozitën e 16-të me 29 pikë, prej tyre shtatë fitore, po aq humbje, e tetë barazime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…