XHEVAT KRAJA MARKASHI HEROI I DITËS NË NEW YORK MË 24 MAJ 1994

28 maj 15:35

Ismet Sylejmani

Xhevat Kraja Markashi,shqiptaro-amerikani trim e sypatrembur!

Besnik i idealeve të mëdha kombëtare e demokratike shqiptaro-amerikane, është personaliteti që me jetën e Tij të bujshme e heroike, ka lënë gjurmë të mëdha e te pashlyera në historinë e policisë Amerikane!

Ky emër i madh, që i tillë është, por në të ardhmen edhe më i madh do të mbetet, sepse në historinë e lavdishme Amerikane të policisë në New York, emri i këtij burri, është i shkruar me shkronja nderimi të pakufishëm, 28 vjet më parë,më 24 Maj 1994!

Më 24 Maj 1994, në moshën 21 vjeçare, Xhevat Kraja Markashi, nën armë e me uniformë të ofeicerit policor të policisë së SHBA-së në New York, në aksion spektakular individual, me vrapim të atletit, në dyluftim, arrin ta rrëzojë, ta lidhë e ta arrestojë një kriminel të armatosur, i cili ishte duke u larguar me shpejtësi vrapi pas thyerjes dhe vjedhjes së një banke që ai kishte bërë në New York!

Atë kriminel të cilin me një vrap të shpejtësisë së rrufeshme e kishte arrestuar polici Xhevat Kraja Markashi, drejtësia Amerikane e kishte denuar 50 vite burg, sepse ai ishte i përfshirë në 27 vjedhje te bankave në Amerikë!

Për këtë akt heroik që e kishte bërë Xhevat Kraja Markashi me 24 Maj 1994, ishte shpallur heroi i ditës në Metropolin botrorë të SHBA-së nga ana udhëheqjës se larte Federale te shtetit të New York!

Më 24 Maj 2022 u mbushën 28 vite nga ajo ngjarje heroike, ku shqiptaro-amerikani i madh e i lavdishëm Xhevat Kraja Markashi, ia ndalë hapin hajnit e grabitësit të mbi 27 bankave në Amerikë, i cili nga mosha që kishte por edhe nga denimi i madh prej 50 -viteve burg që vuante, vdiq në qelitë e burgjeve!

Eprori i Lieutenant Peyton, në pritjen dhe nderimin solemn që ia ka bërë Heroit te 24 Majit te vitit 1994, Xhevat Kraja Markashit, në mes tjerash i ka thënë:”… Une kam 30 vite punë në polici dhe një arrestim të tillë nuk kamë arritur ta bëjë…”!

Xhevat Kraja Markashi në memorien e datës 24 Maj 1994, do të mbetet simboli i guximit dhe trimërisë së pashembullt, që pa as më të voglën fije të frikës e rrëzon për tokë një kriminel të gatshëm të jetë gjakderdhës potencial në çdo çast!

Shembulli i shqiptaro-amerikanit Xhevat Kraja Markashi, duhet të jetë te çdo polic në Kosovë, kudo në tokat shqiptare dhe në vendet demokratike të planetit!

Aty ku ka personazhe policore, heronj të vertetë të mbrojtjes së rendit, të ligj zbatimit dhe ndeshkim të kriminalitetit dhe korrupcionit të organizuar, shembulli i shqiptaro-amerikanit Xhevat Kraja Markashi, do ti shoqërojë e përcjellë në çdo hap e kudo në jetët e tyre në sherbim të shtetit dhe të rendit ligjor dhe sistemit demokratik!

I dashur Vëlla Xhevat Kraja Markashi, të uroj nga zemra shendet e suksese!

Prishtinë, 28 Maj 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se me trishtim…