XHEVAT QERIMI E NAZMI HOXHA

05 janar 2020 | 12:11

Ismet Sylejmani

Po afrohet 10 Janari 2020, dita kur do të rivarroset në varrezat e Dëshmorëve të Kombit,Heroi i Pavarësisë së Kosovës, i pavdekshmi Xhevat Qerimi!

Shume shokë e shumë miq, shumë bashkeveprimtarë ka pasur në jetën e Tij të shkurtër 28 vjeqare, por të vrullshme e tejet dinamike, të pasur e shumë të fuqishme në planin e luftës së madhe kombëtare për lirinë dhe pavaresinë e Kosovës nga rregjimi gjakatar pushtues serb!

Në listën e Heroit të Pavaresisë së Kosovës, kanë defiluar numër i pafund shokësh e bashkëveprimtarësh, me të cilët nuk ka lënë vend pa e bërë qoftë edhe një veprim të vetëm në favor të luftës për çlirim të Kosovës nga Serbia pushtuese ose në favor të krijmit të kushteve për bindjen e atij bashkëbiseduesi të çastit ose edhe të piketuar më herët për ta përvetësuar apo edhe demantuar e goditur me oratorinë dhe retoriken e tij brilante, bindëse e të sinqertë, për të ia kthyer tërë vëmendjen e tërë koncentrimin në rrugën kombëtare!

Pra kishte shumë shokë e shumë bashkëveprimtarë Xhevat Qerimi!

Xhevat Qerimit, i shkonte e i rrinte si askujtë tjeter, trimi i mirë me shokë e miq shumtë!

Shokë të kohës së shkollimit nëpër fazat që kalojnë të gjithë, por edhe shokë të para organizimit politik ilegal politiko-patriotik e shokë e bashkëveprimtarë të organizimit politik legal të pas viteve të 90-ta!

Por në mesin e shokëve Heroi i Pavarësisë së Kosovës kishte edhe rrathët e shokëve e bashkëveprimtarëve me të cilët kishte tjetër nivel kontakti e komunikimi, tjetër nivel bisedash e vendime, debate e deklarime për të gjitha problemet me të cilat ndeshej organizata LPRK ku vepronte e më vonë edhe ku drejtonte Xhevati i madh e i pakompromis!

Me të gjithë mbante lidhje e me të gjithë mbante qëndrimin që i duhej ta mbante konformë përsonalitetit , pavarësisht nga niveli organizativ që kishte dhe nga niveli i përgjegjësive që mbante!

Heroi Xhevat Qerimi në jetën e Tij të shkurtër, ka krijuar lidhje shokësh, ka njohur e ka takuar nga afër shumë shokë e bashkëveprimtarë!

Në mesin e shokëve të cilët i ka nderuar dhe me të cilët ka marrë vendime të mëdha ka shumë, por unë do të ndalesha te njëri prej supershokëve të Tij, te njëri te i cili Xhevati takoi njeriun e endrrave të idealit, te njëri që me të cilin ishte i gatshëm të nisej edhe në hënë po të ishte nevoja të shkonte!

Ky njeri, ky shok e ky bashkëveprimtarë e më vonë edhe ky bashkëudhëtarë nëpër krejt rrugët deri në mbylljen e syve përgjithmonë të Xhevatit, ishte veprimtari e patrioti i madh kombëtar, udheheqësi i grupit të të denuarve nga gjyqet antishqiptare në Gjilan e anamoravë, ish i burgosuri politik, daja Nazmi Hoxha!

Njohjen dhe takimin me dajën Nazmi, shokun e bashkëveprimtarin e Tij të ardhshëm, më të afërtin e më të ngushtin, shoqëri e miqësi e çelikt e lidhur pas daljes së Nazmiut nga burgu dhe që nga ajo ditë nuk janë ndarë më deri sa e ka marrë pabesisht vdekja Xhevatin!

Në mesin e shokëve e bashkëveprimtarëve që i ka njohur e takuar, e të cilët janë shëndërruar në Heronjë e Dëshmorë apo edhe Udhëheqës të mëdhenj e figura të lavdishme të Atdheut e Kombit ka pasur shumë, por unë sot do të veqoja këta: Heronjtë e Kombit Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Reshat Ymeri, Agim Rashiti, Arif Seferi, Zahir Pajazit, Ahmet Hoxha dhe shokët e bashkëveprimtarët Ismet Abdullahu, Ali Ahmeti, Emrush Xhemajli, Nazmi Hoxha, Hydajet Hyseni, Bejtullah Tahiri, Berat Luzha, Ahmet Demiri, Naim Hasani,Ahmet Isufi, Lutfi Haziri,Sabit Rexhepi, Daut Xhemajli, etj., etj.,etj..

E kishte deklaruar qartë dhe prerë disa herë se nga Nazmi Hoxha vetëm vdekja mund të më ndajë, dhe kjo fatkeqësisht u provua, vetëm vdekja e ndau jo vetëm nga shoku e bashkëveprimtari Nazmi Hoxha!

Kryetari i Gjilanit i nderuari Lutfi Haziri, shoku e bashkëveprimtari i Heroit Xhevat Qerimi dhe i të pavdekshmit, patriotit e atdhetarit të madh Nazmi Hoxha, me madhështi e me respekt i ka nderuar e po i nderon, sepse Shkollës në Lagjen VIII-të në Gjilan ia ka vënë emrin “Nazmi Hoxha” dhe tash Xhevatin po e nderon përfundimisht duke e vendosur trupin e Tij në varrezat e Dëshmorëve në Gjilan!

Lavdi e nderim për Heroin e Pavarësisë së Kosovës Xhevat Qerimi!
Lavdi e nderim për shokun e bashkëveprimtarin e Tij Nazmi Hoxha!

Prishtinë, 5 Janar 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se…