Xhirimet kryesore të filmit “Shpata prej druri” do të bëhen në qytetin e Mitrovicës

25 qershor 15:02

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci dhe Nehat Bahtiri, shef i kabinetit të kryetarit, kanë pritur në takim aktorin e njohur Fatmir Spahiu.

Aktori Spahiu i ka njoftuar zyrtarët e lartë komunal lidhur me projektin filmik “Shpata prej druri”, një bashkëpunim ky në mes të Kosovës dhe Turqisë, xhirimet kryesore të të cilit do të bëhen në qytetin e Mitrovicës.

Nënkryetari Mujka, i cili ishte shumë i kënaqur me vizitën e aktorit Spahiu, ka ofruar mbështetjen e plotë të institucioneve komunale në realizimin e projektit.

Komuna në këtë rast ofron mbështetjen brenda mundësive që ka, duke siguruar edhe lokacionet ku do të bëhen xhirimet e këtij filmi.

Ndërsa drejtori i DKRS-së, Tafil Peci, ka uruar aktorin Spahiu, duke shpresuar në realizimin e suksesshëm të këtij filmi.

Ai ka theksuar se xhirimi i filmit në qytetin e Mitrovicës do të kontribuojë në ngritjen e epitetit të qytetit
si një qytetet me vlera të larta kulturore dhe artistike.

Filmi “Shpata prej druri”, me skenar të Selman Kiliçaslan dhe me regji të Emre Konuk, trajton temën e një djali nga Krusha e Madhe i cili i ka prindërit e zhdukur që nga lufta e Kosovës dhe kërkon hakmarrje ndaj forcave serbe.

Në këtë film rolet kryesore do t’i luajnë aktorët: Florist Bajgora, Vedat Bajrami, Mensur Safciu, Luan Jaha, Çun Lajçi, Astrit Kabashi, Ilir Prapashtica, Irena Canhasi, Xhejlane Terbunja dhe të tjerë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe organizata gjermane…