Xhiroja e fundit vendos për Evropë, rënie nga Superliga dhe barazh

23 maj 2021 | 12:08

Sot (e diel) do të zhvillohet xhiroja e fundit e sezonit në Superligën e Kosovës në futboll derisa do të vendoset për skuadra që shkon në Evropë, ajo që bie nga elita dhe skuadra që do të luajë në barazh.

Titulli i kampionit është vendosur në xhiron e parafundit ku Prishtina e ka rikthyer pas tetë vjetësh trofeun më të çmuar në futbollin vendor. Drita dhe Ballkani kanë dy pikë diferencë dhe të dyja synojnë që të dalin në Evropë. Drita luan ndaj Arbërisë në Gjilan, kurse Ballkani i shkon Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Për mbijetesë dhe barazh në garë janë Arbëria, Feronikeli, Drenica dhe Llapi.

Në xhiron e fundit takohen: Prishtina-Ballkani, Drita-Arbëria, Llapi-Feronikeli, Trepça ’89-Drenica, Besa-Gjilani, derisa të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

/Epoka e re/ 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa klube nate në Berlin filluan të prisnin njerëzit në…