Xhudistët mësojnë shortin për Kampionatin Evropian “Tel Aviv 2018”

25 prill 2018 | 16:43

Është hedhur shorti për kampionatin evropian të xhudos, që do të mbahet në Tel Aviv të Izraelit, prej 26-28 prill.

Kosova do të përfaqësohet me katër xhudistë: Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg).

Distria, rrethin e parë e kalon pa luftë, ndërsa në të dytin pret fituesen e çiftit Skripnik të Bjellorusisë dhe Penkowska të Polonisë. Nora Gjakova në rrethin e parë takohet me Ichinkorlo Munkhtsedev të Azerbajxhanit. Loriana Kuka do të përballet me Klara Apotekar të Sllovenisë, medaliste e artë në Kampionatin Evropian U-21, të mbajtur vitin e kaluar në Maribor.

Ndërkohë, Akil Gjakova, rrethin e parë e kalon pa luftë, ndërsa në të dytin përballet me Cedric Bessi të Monakos. Evropiani fillon nesër (e enjte) dhe zgjatë deri të shtunën. Kampione e trefishë evropiane (2014, 2016 dhe 2017) është Majlinda Kelmendi, e cila këtë herë mungon shkaku i sanimit nga lëndimi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka…