Xhudo e Kosovës përfundon garat në Kampionatin Botëror

11 tetor 2022 | 16:36

Xhudistët e Kosovës i kanë përfunduar garat në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Uzbekistan. Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 52 kilogramë, kurse Loriana Kuka u ndal në luftën e dytë.

I lumtur me paraqitjet e xhudistëve është në këtë kampionat është shprehur trajneri Driton Kuka, edhe pse ka thënë se mund të bëhej edhe më mirë. Për Loriana Kukën trajneri ka thënë se ende nuk është në formën e saj më të mirë për shkak të lëndimit.

“Loriana shënoi një fitore dhe mandej pësoi humbje dhe realisht forma e saj ka ngritje, por ende është në 70 % të formës për shkak të lëndimit në fillim të vitit, por shpejt besoj do të vij në nivelin e saj, normalisht, me përkushtim në stërvitje e me qëllim e dedikim më të madh drejt Olimpiadës”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.

Më pas Kuka ka folur edhe për Laura Fazliun dhe paraqitjet e xhudistëve të tjerë.  “Laura Fazliu 63 kg sivjet arriti titullin e nënkampiones evropiane dhe prej asaj gare si duket vetëkënaqësia e medaljes nuk po e lë të koncentrohet në gara të tjera. Ana e saj taktike shumë e padefinuar dhe pothuajse shumë pak punon në këtë drejtim. Kjo tregon që duhet ndërruar qasjen urgjent. Humbi me një diskualifikim të çuditshëm, por me garuese të atij niveli nuk duhet lejuar të ndodhin aksione me rrezik: “Flaka Loxha 57 kg përformoi jo mirë dhe realisht niveli i saj për një botëror ende nuk ka arritur ku duhet. Anën fizike e ka të mirë, por i mungojnë gjuajtjet në këtë nivel. Problem që e potencojmë çdo stërvitje në sparing në klub, por ende nuk ka ecje para”, ka shkruar Kuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në orën 14:25 një…