Xhuli i bashkohet Klan Kosovës, zbulohet se çka po ‘gatuan’ kësaj radhe

26 qershor 2023 | 15:39

Pas përfundimit të “BBVK”, Juliana Nura ka qëndruar aktive në rrjetet sociale duke qenë mjaftë e afërt me ndjekësit e saj.

Për të gjithë ata që duan ta shohin sërish në ekran, minuta më parë dha lajmin e mirë.

Ajo zbuloi se nga 9 korriku do të jetë pjesë e një formati gjatë sezonit veror ku do të sjellin aventurë, momente të sikletshme, hatër mbetje si dhe gjëra komike.

Postimi i plotë:

‘Diçka e re po fillon!!!!

Jam e lumtur t’ju njoftoj se ju do të mund të shoqëroheni me Julin edhe gjatë sezonit verorë.

Gjashtë karaktere të mbyllura në @bigbrothervipkosova kësaj radhe vendosëm ta shijojmë lirinë së bashku.

Avanturë, momente të sikletshme, hatër mbetje e gjëra komike, të gjitha do të keni rastin ti shihni në një format që po e sjell si risi në vendin tonë.

Shihemi me 9 korrik @klankosovaofficial”, shkroi modelja krahas publikimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë me dije se…