Ylber Hysa për krizën në Veri: Amatorizëm i qeverisë, jemi kthyer në pikën zero

08 nëntor 2022 | 19:31

Ish diplomati kosovar Ylber Hysa komentoi sot krizën në Veri dhe lëvizjet e nga të dy palët, si një amatorizëm e vlerësoi veprimet e qeverisë së Kosovës që nuk shfrytëzuan ofertën ndërkombëtare për të nxjerrë nga kjo situatë që Serbia e shfrytëzoi me për të sjellë në pikëpyetje të arriturat, transmeton Gazeta Metro.

Në emisionin  “21 Drejtpërdrejt” të televizionit RTV21, Hysa tha se janë vënë në pikëpyetje të arriturat 20 vjeçare të Kosovës.

“Do të dukej pak e çuditshme nëse bashkësia ndërkombëtare me gjithë atë përvojë, me gjithë atë investim për Kosovën të ketë lejuar të ndodh një amatorizëm i tillë çfarë e kemi parë këto ditë.

Në fakt, ishte mu bashkësia ndërkombëtare e cila deshi ta nxjerr Kosovën dhe Qeverinë me një propozim elastik, i cili sugjeronte se do të pranohej kërkesa e Kosovës për të vendosur një reciprocitet dhe regjistrim të tabelave të Kosovës me kushtin që të pranohej shtyrja mujore e implementimi të një akti të tillë, edhe po t’i njihej ajo e drejtë Qeverisë së Kosovës, vështirë që ajo do të mund ta implementonte”, tha Hysa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet ukrainase bëjnë me dije se së fundmi janë pajisur…