Ylli do të luajë në Lisbonë të Portugalisë

29 korrik 12:03

Pas hedhjes së shortit janë përcaktuar vende mikpritëse të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve në basketboll.

Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli do të luajë në Portugali, përkatësisht Lisbonë, ku do të përballet me Benficën, që është vendase. Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 21 shtator, dy ditë më pas (23 shtator) zhvillohen gjysmëfinalet dhe më 25 shtator finalja.

Fituesi i ndeshjes Golden Eagle Ylli-Benfica do të ndeshet me skuadrën qipriote, Keravnos. Ndërsa fituesi i gjysmëfinales Ylli/Benfica – Keravnos do të luajë në finalen kualifikuese me fituesin e gjysmëfinales Budivelnyk/Norrkoping – Bamberg.

Katër skuadrat nga kjo fazë do t’i bashkohet 28 skuadrave për të formuar kështu 32 skuadrat që do të garojnë në edicionin e ri të kësaj gare.

Kjo është hera e parë që Golden Eagle Ylli merr pjesë në garat ndërkombëtare, ndërsa therandasit janë dy herë radhazi kampionë të Kosovës, kurse një herë kanë fituar Ligën Unike, si dhe Superkupën Mbarëkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joan Laporta e ka shprehur haptazi dëshirën që Lionel Messi…