Ylli i Javës” për futbollistin Arianit Hasani

18 maj 2026 | 14:08

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e tridhjetë e katërt të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Llapit, Arianit Hasani, pas paraqitjes së tij të shkëlqyer dhe kontributit të madh në fitoren e skuadrës së tij ndaj SC Gjilanit.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Hasani u shpreh i lumtur për suksesin e arritur dhe rëndësinë e kësaj fitoreje për ekipin: “E kemi ditur që na pret një ndeshje shumë e vështirë. Jemi përgatitur gjatë gjithë javës për këtë përballje dhe presioni ka qenë shumë i madh, por jam i lumtur që morëm tri pikë dhe dolëm faqebardhë. Synimet tona kanë qenë të jemi në top 3. Normalisht, renditja aktuale nuk është ajo që e dëshirojmë dhe shpresojmë t’i shmangemi edhe barazhit. E dimë që kemi ekip të mirë dhe nuk e meritojmë pozitën ku ndodhemi aktualisht.
I falënderoj bashkëlojtarët dhe trajnerin, sepse pa ta nuk do të mund ta fitoja këtë çmim. Shpresoj të vazhdojmë me rezultate pozitive edhe në ndeshjet e ardhshme. Gjithashtu, jam shumë i lumtur edhe në aspektin personal për këtë vlerësim.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumica e punëtorëve teknikë të shkollave në Komunën e Prishtinës,…