Ylli i Napolit shihet si zëvendësues për Lewandowskin

03 qershor 2022 | 12:20

Bayern Munchen ka filluar të lëvizë rreth merkatos dhe konkretisht në lidhje me një sulmues i cili do të zërë vendin e Robert Lewandowskit.

Klubi gjerman i kërkoi Napolit informacion për Victor Osimhen. Ky është një lajm surprizë nga “Corriere dello Sport”, i cili shpjegon se si ka pasur një telefonatë eksploruese, pas njoftimit për lamtumirën e polakut.

Por për sulmuesin nigerian nuk ka interes vetëm nga Bayerni, por edhe nga Manchester United, Arsenal dhe Newcastle. Çmimi i sulmuesin është 100 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar…