Ylli i Realit dëshiron kalimin në Juventus

16 nëntor 2018 | 12:05

Mediet italiane duken të sigurta. Marco Asensio do të shkojë te Juventusi. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, spanjolli do të ndjekë rrugën e Cristiano Ronaldos.

“Bardhezinjtë” kërkojnë të përforcohen edhe më shumë për të luftuar në të gjitha frontet, por objektivi kryesor është Liga e Kampionëve.

Megjithatë, operacioni për transferimin e tij nuk duket i thjeshtë, pasi klauzola e largimi të tij është marramendëse, plot 500 milionë euro. Në javët në vazhdim pritet një takim mes palëve për të diskutuar transferimin e tij. Futbollisti nuk ndihet mirë nën drejtimin e Solarit dhe ka shprehur pakënaqësinë për aktivizimin e pakët, sidomos pas takimit me Pëlzenin në Ligën e Kampionëve ku ai e pa ndeshjen si spektaktor.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I kryesuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është mbajtur…