Ylli i Schalkes i bashkohet Kosovës U19

27 shtator 2023 | 15:23

Një tjetër futbollist ka vendosur të veshë fanellën e Kosovës. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Edion Gashi i cili luan në Bundesliga në ekipin “Schalke 04” në grupmoshën U19.

Edioni luan në pozitën e mesfushorit ofensivë dhe po kalon një formë të mirë duke treguar edhe rezultate te mira me skuadrën e tij. Punën e Edionit nga afër e ka përcjellë përzgjedhësi i Kosovës U19 Adil Maliqi i cili pas një bisede me talentin kosovar në Gjermani, ka konfirmuar ardhjen e tij.

Edion Gashi është një talent që premton shumë dhe pritet që t’i tregojë aftësitë e tij edhe në grupmoshat e Kosovës. FFK-ja i ka uruar mirëseardhje dhe i ka dëshiruar shumë suksese Edionit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kievi po lufton për të ruajtur aleancat e tij ndërkombëtare…