Ylli i Spiderman shkëputet nga rrjetet sociale: Po kaloj probleme të shëndetit mendor

15 gusht 2022 | 11:18

Tom Holland, ylli i “Spiderman: Homecoming” ka bërë me dije se do të largohet nga rrjetet sociale.

Në një postim në Instagram, Holland bën me dije se për shkak të disa problemeve që po kalon së fundmi me shëndetin mendor, nuk do të jetë aktiv në rrjete.

“Kam bërë një pushim nga mediat sociale për shëndetin tim mendor, sepse më duket se Instagrami dhe Tëitteri janë tepër stimuluese, dërrmuese, fiksohem kur lexoj gjëra për mua, dhe në fund, është shumë e dëmshme për gjendjen mendore. Kështu që vendosa të bëj një hap prapa dhe të fshij aplikacionin,”- tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas njoftimit të…