Ylli liron trajnerin dhe të gjithë lojtarët

11 qershor 2019 | 12:18

Golden Eagle Ylli nuk do të llogarisë në asnjë nga lojtarët që ishin pjesë e skuadrës në sezonin e kaluar.

Përveç lojtarëve, ata kanë larguar edhe trajnerin e skuadrës, Arben Krasniqi, raporton ‘Asistionline’. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe ndihmëstrajneri i skuadrës nga Theranda, Egzon Fetiu.

Drejtuesit e skuadrës së Yllit po përgatiten që ta rindërtojnë skuadrën dhe të jenë më konkurrues sezonin tjetër, edhe pse gjatë sezonit që kemi lënë pas nuk patën rezultate të dobëta. Sezonin e rregullt therandasit e kishin përfunduar në vendin e dytë, por në ‘play-off’ u mposhtën nga Rahoveci.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Bill Clinton,…