Ylli televiziv fotografohet me barkun e rrumbullakosur

10 shkurt 2021 | 11:21

Pranë të dashurit 11 vite më të vogël, ylli televiziv

Ylli televiziv, Lauren Goodger, nuk e ka aspak problem që të tregojë barkun e saj të rrumbullakosur. Të martën, ajo është fotografuar së bashku me të dashurin e saj, Charles Drury, teksa po bënin disa blerje në një supermarket në Essex.

34-vjeçarja mbante veshur një “jumpsuit” ngjyrë kaf, i cili i tregonte mjaft bukur barkun e rrumbullakosur. Lauren kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë, por që sigurisht merrte menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Pranë të dashurit 11 vite më të vogël, ylli televiziv

E ndryshe nga herët e tjera që jemi mësuar ta shohim me taka, kësaj radhe ishte e veshur me këpucë të sheshta. Nga ana tjetër, 23-vjeçari mbante veshur një palë streçe, pantallona të shkurtra dhe një xhup të zi.

Kujtojmë se Lauren konfirmoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me Charles më 18 janar, 3 muaj pasi kishin zbuluar se ishin në një lidhje dashurie.

Pranë të dashurit 11 vite më të vogël, ylli televiziv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina insistoi se ekipi i tij…