
Young, afër rikthimit në Premier Ligë
04 mars 2021
| 16:44
Anësori Ashley Young mund të rikthehet në Angli, pasi dëshiron që ta mbyllë karrierën te skuadra e fëmijërisë, Watford, që aktualisht luan në Championsship e po lufton për t’u inkuadruar në Premierë Ligë, pasi renditet në vendin e tretë me 63 pikë të grumbulluara.
Këtë sezon me fanellën e Interit në të gjitha kompeticionet Ashley Young ka zhvilluar 26 ndeshje nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte.
Kontrata e anglezit me klubin italian skadon në fund të sezonit dhe lojtari me përfundimin e kampionatit do të rikthehet në futbollin anglez.