YouTube ka vendosur të godasë përdorimin e bllokuesve të reklamave në mbarë botën

05 nëntor 2023 | 22:45

YouTube ka vendosur të godasë përdorimin e bllokuesve të reklamave në mbarë botën duke treguar paralajmërime se ata që i shfrytëzojnë janë në shkelje të kushteve të shërbimit të platformës.

Në disa raste kompania parandalon përdoruesit të shikojnë video me përjashtim nëse çaktivizojnë bllokuesit.

Platforma më e madhe në botë e videove filloi të eksperimentojë në Qershor duke treguar një mesazh përdoruesve se luajti videove mund të bllokohet pas tre videosh nëse bllokuesi i reklamave vijon të jetë aktiv.

Tashmë kompania konfirmoi për The Verge se YouTube ka nisur një fushatë globale duke ju kërkuar përdoruesve ose të blejnë një abonim YouTube Premium ose të lejojnë reklamat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të ndërmarrjes “Trepça” ka njoftuar…