Zaevi: S’ka zgjedhje të parakohshme

15 korrik 2019 | 19:16

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ka refuzuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke theksuar se për momentin prioritet ka zhvillimin ekonomik të vendit, që, sipas tij, nuk mund të arrihet me zgjedhje të parakohshme.

“Mbetem në qëndrimin se duhet të shkojmë në zgjedhje të rregullta. Zgjedhjet e shpejta parlamentare, e pamë se ku e çojnë vendin për shkak të konsultimeve politike. Nëse do të ishim për zgjedhje të parakohshme, ato do t’i shpallnim së bashku me zgjedhjet presidenciale. Zgjedhje të rregullta do të ketë në dhjetor të vitit 2020, por për mua nuk ka problem që ato të mbahen edhe në tetor”, ka deklaruar Zaev.

Ai ka ftuar liderin e partisë opozitare VMRO DPMNE, Hristijan Mickovski, në një takim të premten, në të cilin, siç u shpreh, do të bisedohej për tri tema: ligjin zgjedhor, atë të prokurorinë speciale dhe për regjistrimin e popullsisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka arritur marrëveshje me talentin gjakovar Art Maloku.…