Zafir Berisha: Malin e Zi nuk e kemi vend mik, ai shtrihet në tokat shqiptare

25 dhjetor 2017 | 12:56

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se Mali i Zi nuk është vend mik i Kosovës, pasi sipas tij, territori i këtij shteti shtrihet në tokat shqiptare.

“Rikujtim… E vërteta duhet thënë edhe atëherë kur nuk na pëlqen. Mali Zi nuk është vend mik siç e paraqesim për arsye të politikës ditore. Mali Zi e ka njohur Kosovën shtet me 2008 sepse shqiptarët kanë qenë vendimtar me 2006 që të pavarësohet ajo nga Serbia. Kështu që nëse kanë ndodhur veprime reciproke në të mirë të dy vendeve nuk mundur të harrohet se Mali Zi shtrihet në tokat shqiptare dhe malazezët janë ata që për një shekull kanë qenë aleat dhe pjesëmarrës direkt në luftërat gjenocidale sllave kundër shqiptarëve”, ka shkuar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy skuadrat italiane, Milan dhe Inter pritet të përforcohen gjatë…