Zanetti: Interi dëshiron triumfin në Evropë

03 janar 2020 | 17:55

Legjenda e Inter, Javier Zanetti, ka folur lidhur me synimet e skuadrës ‘Zi kaltër’ gjatë këtij edicioni.

Zanetti ka bërë të ditur se synimi i skuadrës së Inter këtë sezon është triumfi në garat evropiane, pra në Ligën e Evropës. Argjentinasi beson se skuadra do të arrijë të ketë suksese, me ndihmën dhe punën e lojtarëve.

“Jemi akoma në gjysmë të sezonit, por ne duam të konkurrojmë në Serie A, Kupë të Italisë dhe Ligë të Evropës. Duam rezultate të mira”, ka thënë Zanetti.

“Duhet të dalim mirë në Ligën e Evropës, kompeticion ky që gjithmonë është i rëndësishëm: shpresoj të arrijmë finalen”, ka thënë tutje argjentinasi. Inter nuk arriti të kalonte grupet e Ligës së Kampionëve, duke qëndruar më keq sesa Dortmund e Barcelona dhe tashmë do të garojë në Ligën e Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Telekomit të Kosovës ka marrë vendim që të…